Zelenskiy mbërrin në Berlin për vizitën e parë që nga pushtimi rus

Bota

Zelenskiy mbërrin në Berlin për vizitën e parë që nga pushtimi rus

Nga: A.SH Më: 14 maj 2023 Në ora: 08:38
Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy zbarkoi në Berlin gjatë natës, ndërsa kërkon të sigurojë mbështetjen nga aleatët kryesorë. “Tashmë në Berlin”, shkroi Zelenskiy në Twitter pak pas mesnatës të së dielës, duke mbërritur nga Italia ku u takua me zyrtarët italianë dhe Papa Françeskun, përcjell Bota sot.

Udhëtimi vjen pasi qeveria gjermane njoftoi një paketë të re ushtarake me vlerë 2.7 miliardë euro ndërsa forcat ukrainase përgatiten për një kundërofensivë për të rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia.

Sipas raportimeve të mediave lokale, Zelenskiy pritet të takohet në mëngjes me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe presidentin Frank-Walter Steinmeier.

Ai gjithashtu mund të shkojë në qytetin gjerman perëndimor të Aachen, i cili po i jep atij dhe popullit ukrainas çmimin Charlemagne – një nder i dhënë për përpjekjet për të nxitur unitetin evropian.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat