Njësitë e ushtrisë ruse që ishin rrethuar nga ukrainasit në lindje, kishin menduar se do ta kenë të lehtë t’i mashtrojnë ushtarët e Volodymyr Zelenskyt.
Duke parë se nuk mund t’i kundërviheshin ukrainasve që i kishin rrethuar, ata vendosën ta fshehin makinerinë luftarake nën urën Avdeyevka.
Megjithatë operatorët e dronëve ukrainas, arritën t’i lokalizojnë dhe ato koordinata iu dërguan artilerisë që reagoi menjëherë.
Aty filluan sulmet me sistemin raketor amerikan HIMARS, që shkatërroi makinerinë luftarake të Vladimir Putinit.
Në një video të filmuar nga ajri, shihet tymi i zi duke u ngritur në qiell si dhe zjarri që dilte nga mjetet e goditura me HIMARS.