Media shtetërore bjelloruse ka publikuar një fotografi të presidentit Aleksandër Lukashenko, i cili përflitet se është i sëmurë rëndë, përcjell Bota sot.
Thuhet se është marrë në një qendër komandimi ushtarak.
Dora e tij e majtë duket të jetë e fashuar.
Nëse është autentike, do të jetë dalja e parë publike e 68-vjeçarit në pothuajse një javë.
Kanali Telegram Pul Pervovo, një media shtetërore që raporton mbi aktivitetet e z. Lukashenko, tha se presidenti ishte në një bazë komanduese qendrore të forcave ajrore.
Lukashenko u pa për herë të fundit në publik më 9 maj në ngjarjet e Ditës së Fitores në Moskë dhe në kryeqytetin e Bjellorusisë, Mins.