SHBA-të shohin indikacione për bashkëpunimin ruso-iranian të mbrojtjes

Bota

SHBA-të shohin indikacione për bashkëpunimin ruso-iranian të mbrojtjes

Nga: A.SH Më: 15 maj 2023 Në ora: 19:24
Foto nga takimi

Lufta në Ukrainë nuk ka të ndalur.

Rusia madje, po kërkon aleatë për mbështetje të saj.

Shtetet e Bashkuara po shohin më shumë indikacione se Rusia dhe Irani po zgjerojnë një partneritet të paprecedentë të mbrojtjes që do ta ndihmojë Moskën të zgjasë luftën e saj në Ukrainë, si dhe të paraqesë një kërcënim për fqinjët e Iranit, raporton Reuters, përcjell Bota sot.

Si pjesë e bashkëpunimit, Irani po i ofron Rusisë dronë sulmues të njëanshëm, duke përfshirë më shumë se 400 që nga gushti, tha në një konferencë shtypi këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, John Kirby.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat