OBSH mbyll zyrën në Moskë

Bota

OBSH mbyll zyrën në Moskë

Më: 16 maj 2023 Në ora: 15:46
Foto ilustrim

Selia evropiane e OBSH-së ka vendosur që të mbyllë zyrën e saj në Moskë dhe të transferojë funksionet e saj në Danimarkë.

Këtë e bëri të ditur vetë OBSH.

Vendimi, i marrë sot gjatë një seance virtuale, pason kërkesat e anëtarëve vitin e kaluar për të mbyllur zyrën për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.

Seanca online u thirr pasi një grup prej 30 shtetesh anëtare kërkuan një takim të posaçëm në prill nëpërmjet një letre ku theksohej se “ndikimet e menjëhershme dhe afatgjata në shëndetin në Ukrainë dhe më gjerë” të shkaktuara nga pushtimi rus mbeten “një çështje mjaft shqetësuese”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat