Ukraina tha të martën se kishte rrëzuar gjashtë raketa hipersonike ruse Kinzhal brenda një nate të vetme.
Dhe sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për një armë që Moska e kishte shpallur më parë si “të pandalshme”.
Kjo, siç thuhet më tej, ishte hera e parë që Ukraina kishte pretenduar se kishte goditur një breshëri të tërë raketash të shumta hipersonike.
Andaj, nëse konfirmohet, do të ishte një demonstrim dramatik i efektivitetit të mbrojtjes ajrore perëndimore të vendosur rishtazi.
Gjashtë raketat balistike Kinzhals që udhëtojnë deri në 10 herë më shumë se shpejtësia e zërit, ishin në mesin e një breshërie prej 18 raketash që Rusia lëshoi në Ukrainë gjatë natës.
Komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës, Valeriy Zaluzhnyi tha se të gjithë ishin “kapur” me sukses.
Ndërkohë që nuk ka pasur ndonjë koment të menjëhershëm nga Rusia.
Autoritetet e qytetit në kryeqytetin ukrainas thanë se tre persona u plagosën nga rënia e mbeturinave.
Duke e përshkruar sulmin, Serhiy Popko, kreu i administratës ushtarake të qytetit të Kievit ka thënë se “sulmi ishte i jashtëzakonshëm në densitetin e tij – numri maksimal i raketave sulmuese në periudhën më të shkurtër kohore”.