Ukrainasit po arrijnë t’i shndërrojnë dronët civilë në armë vdekjeprurëse – me to po shkatërrojnë makinerinë luftarake ruse

Bota

Ukrainasit po arrijnë t’i shndërrojnë dronët civilë në armë vdekjeprurëse – me to po shkatërrojnë makinerinë luftarake ruse

Më: 16 maj 2023 Në ora: 22:25
Foto ilustrim

Operatorët e dronëve që operojnë nën ombrellën e ushtrisë ukrainase, dita-ditës po shfaqin më shumë kreativitetin e tyre.

Ushtarët e brigadës së 35-të të ushtrisë ukrainase, kanë treguar sesi dronët e vegjël komercial-civil po arrijnë t’i shndërrojnë në dronë kamikaz.

Njëri prej tyre thotë se shumicën e dronëve që i përdorin mund t’i blejnë në çdo dyqan për 300 dollarë, të cilët më pas e modifikojnë duke e pajisur me mjete shpërthyese si eksplozivi C4.

Pasi lokalizojnë makinerinë luftarake të ushtrisë ruse, ata ngritin në ajër dronin që e shfrytëzojnë si dron kamikaz dhe përplasen direkt në to.

Sa i përket pajisjeve elektronike të ushtrisë ruse me të cilat Kremlini synon t’ju futet në frekuenca apo të parandalojnë këto sulme, ukrainasit thonë se pajisjet e tyre janë manuale dhe se ato pajisje nuk e pengojnë punën e tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat