Armiku sulmon me raketa Kievin

Bota

Armiku sulmon me raketa Kievin

Nga: A.SH Më: 18 maj 2023 Në ora: 06:23
Ushtar ukrainas

Sulmet e mëngjesit të sotëm në Kiev janë të nëntat në një seri bastisjesh të fundit nga Rusia që janë "të paprecedentë në fuqinë, intensitetin dhe shumëllojshmërinë e tyre", shkroi pak më parë në Telegram Administrata Rajonale e Qytetit të Kievit (KMBA), përcjell Bota sot.

Alarmet për sulm ajror janë ende në fuqi për Kievin.

“Kësaj radhe sulmi u krye nga bombarduesit strategjikë Tu-95MS, Tu-160 nga rajoni i Kaspikut, ndoshta me raketa lundrimi të tipit X-101/555. Pas lëshimit të raketave, armiku vendosi UAV-të e tij të zbulimit mbi kryeqytet”, shkruan KMBA.

Ushtria e Ukrainës raportoi disa shpërthime në Kiev dhe pjesë të tjera të vendit herët në mëngjes të së enjtes, duke u bërë thirrje njerëzve të qëndrojnë në strehimoret e bombave.

Një zjarr shpërtheu në një biznes në lagjen Darnytskyi të qytetit si pasojë e rënies së mbeturinave dhe një shpërthim u regjistrua në lagjen Desnyansky, sipas kryetarit të bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko.

“Sulmi ndaj kryeqytetit vazhdon. Mos dilni nga strehimoret gjatë alarmit ajror!” u lut ai në Telegram.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat