Të paktën një civil është vrarë dhe dy janë plagosur pas një sulmi rus në fshatin Tsyrkuny, në rajonin verilindor të Kharkiv, të Ukrainës.
Lajmi është bërë i ditur nga guvernatori i zonës Oleh Syniehubov.
Në një postim në Telegram, Syniehubov tha se mjekët ishin në vendngjarje për t’i ofruar ndihmë të plagosurve.
Sakaq, mësohet se nga sulmet ruse u godit një ndërtesë banimi.