Beteja për Bakhmutin po vazhdon, këtë e dëshmojnë më së miri videot nga fushëbeteja.
Videoja e realizuar nga droni, shfaq momentin kur një tank i ushtrisë ruse po qëndronte në një zonë pyjore.
Pasi që operatori mendon se mund ta hedhë granatën e dorës nëpërmjet hapësirës së vogël, përmes të cilës futet shoferi i tankut, lëshohet mjeti shpërthyes dhe me një saktësi të paparë përfundon brenda tankut.
Pesë sekonda më pas ndodhë shpërthimi nga i cili neutralizohet tanku, dhe që më pas përfshihet nga zjarri pas shpërthimit të municionit që gjendej brenda.
Ishte brigada e 79-të që realizoi sulmin, kurse pamjet janë dëshmi tjetër se operatorët e dronëve në ushtrinë ukrainase, po luajnë rol shumë të rëndësishëm në shkatërrimin e makinerisë luftarake të Kremlinit.