Tre persona të lënduar në incidentin në Belgorod

Bota

Tre persona të lënduar në incidentin në Belgorod

Nga: A.SH Më: 22 maj 2023 Në ora: 16:57
Ukrianë

Vyacheslav Gladkov, guvernator i qytetit Belgorod, thotë se të paktën tre persona janë lënduar në incident, përcjell Bota sot.

Ai thotë gjithashtu se janë dëmtuar tre shtëpi dhe një ndërtesë administrative lokale.

Gladkov më parë pretendoi se një "grup sabotues" i ushtrisë ukrainase kishte hyrë në territorin rus në distriktin Graivoron.

Megjithatë, një ndihmës i lartë i presidentit të Ukrainës tha se Kievi nuk kishte "asgjë të bëjë me" ngjarjet në rajon.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat