Janë zhvendosur më shumë se 2 mijë të mitur, liderja e opozitës bjelloruse akuza Lukashenkos: Urdhëroi personalisht transferimin e tyre!

Bota

Janë zhvendosur më shumë se 2 mijë të mitur, liderja e opozitës bjelloruse akuza Lukashenkos: Urdhëroi personalisht transferimin e tyre!

Më: 22 maj 2023 Në ora: 17:59
Aleksandër Lukashenko

Udhëheqësja e opozitës bjelloruse Sviatlana Tsikhanouskaya ka akuzuar Aleksandër Lukashenkon, se ka urdhëruar personalisht transferimin e paligjshëm të jetimëve ukrainas në këtë shtet, madje ka siguruar edhe mbështetjen financiare të lnevojshme për një operacion të tillë.

Ajo u shpreh se Lukashenko mund të konsiderohet fajtor për krime lufte, ndërsa shtoi se ishin mbledhur “prova të shumta” që tregojnë “përfshirjen e drejtpërdrejtë” të Lukashenkos dhe regjimit të tij në dëbimin e fëmijëve ukrainas nga territoret e pushtuara nga Rusia në Bjellorusi.

“Alexander Lukashenko urdhëroi personalisht transferimin e jetimëve në Bjellorusi dhe lehtësoi ardhjen e tyre mei ka dërguar Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe ministrave të jashtëm të BE-së.

Ekipi i Tsikanouskaya vlerëson se të paktën 2,150 fëmijë janë dërguar në Bjellorusi deri në fund të majit 2023. Sipas saj, disa janë dërguar në kampin e Dubravës në rajonin e Minskut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat