Tentuan t’ju afrohen ukrainasve, goditen me artileri të rëndë – rusët detyrohen të zmbrapsen

Bota

Tentuan t’ju afrohen ukrainasve, goditen me artileri të rëndë – rusët detyrohen të zmbrapsen

Më: 22 maj 2023 Në ora: 23:02
Foto nga vendi i ngjarjes

Beteja për Bakhmutin po vazhdon. Ushtria ukrainase dhe ajo ruse vazhdimisht pretendojnë se kanë marrë nën kontroll pjesë të vogla të këtij qyteti në lindje të Ukrainës.

Në anën tjetër, Kremlini qdo ditë e më shumë po propagandon – duke thënë se kanë marrë plotësisht nën kontroll Bakhmutin, që ka një rëndësi strategjike.

Por situata në terren e tregon krejt të kundërtën. Atje forcat ruse po pësojnë humbje të mëdha si në njerëz ashtu dhe në makineri luftarake.

Këtë e ka mbështetur me deklaratën e tij edhe një pjesëtarë i grupit mercenar rus Wagner, i cili në një video tha se ka dhjetëra mijëra kufoma të pjesëtarëve të tyre dhe ushtrisë së rregullt ruse në këtë qytet.

Derisa rusët po tentojnë të avancojnë dhe të shtyjnë prapa ukrainasit, Kievi me marrjen e armëve të rënda nga vendet perëndimore po ua dëshmon të kundërtën komandantëve të lartë rusë.

Një video e realizuar me dron, shfaq momentin kur ushtria ruse tenton t’i afrohet ukrainasve, por artileria e Kievit i godet aq rëndë sa që shumë prej tyre vdesin e pjesa tjetër detyrohen të tërhiqen.

Ishte brigada e 54-të e motorizuar dhe batalioni i 2-të që organizuan këtë sulm që rezultoi tejet i suksesshëm – duke i detyruar rusët të zmbrapsen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat