LIVE: Dodik takohet me Putinin - Alarmohet Rusia, thotë se bombardues amerikanë iu afruan kufirit rus mbi Detin Baltik!

Bota

LIVE: Dodik takohet me Putinin - Alarmohet Rusia, thotë se bombardues amerikanë iu afruan kufirit rus mbi Detin Baltik!

Më: 23 maj 2023 Në ora: 07:15 Përditësuar në ora: 12:20 më 23.05.2023
Foto ilustrim

Kreu i Donetskut: Forcat ruse goditën Toretskun

Kreu ukrainas i rajonit të Donetskut thotë se forcat ruse sulmuan Toretskun të martën në mëngjes, duke përdorur “bomba ajrore”, por nuk u raportuan viktima, shkruan Aljazeer.

Në Twitter, Pavlo Kyrylenko shkroi:

“Këtë mëngjes, rusët goditën Toretskun – për fat të mirë, pa viktima”.

“Shkolla në të cilën ndodhet Pika e Pamposhtësisë, aneksi i tempullit dhe ndërtesat e larta në një rreze prej 100 metrash nga epiqendra janë dëmtuar. Sipas informacioneve paraprake, armiku ka përdorur bomba ajrore”, është shprehur ai.

Guvernatori rus thotë se “operacioni anti-terrorist” po vazhdon në Belgorod

Një “operacion anti-terrorist” ishte duke vazhduar në rajonin Belgorod të Rusisë jugperëndimore, tha guvernatori i tij të martën, një ditë pasi një qytet në kufi me Ukrainën u sulmua në një inkursion të pretenduar nga shtetas rusë pro-ukrainas, raporton CNN.

“Ministria e Mbrojtjes vazhdon të pushtojë territorin me ndihmën e agjencive të zbatimit të ligjit”, tha në Telegram guvernatori i Belgorod Vyacheslav Gladkov.

“Të gjitha veprimet e nevojshme janë duke u ndërmarrë nga forcat e sigurisë. Jemi në pritje të përfundimit të operacionit kundër terrorizmit që u paralajmërua dje. Unë do të përpiqem të përditësoj informacionin për ju sa më shpejt të jetë e mundur”, deklaroi ai.

Më parë, Gladkov tha se Belgorod u godit nga sulme me dron gjatë natës, pas një inkursioni të hënën të pretenduar nga partizanët rusë të rreshtuar me ushtrinë ukrainase.

Legjioni i Lirisë së Rusisë dhe Trupat Vullnetare Ruse më herët thanë se kishin “çliruar plotësisht vendbanimin e Kozinkas” dhe “hynë në Grayvoron”, pasi kaluan nga Ukraina në Belgorod të hënën.

Të martën, Gladkov u kërkoi banorëve të Grayvoronit të mos kthehen në shtëpitë e tyre derisa të përfundojë operacioni.

Sulmohet qyteti i Rusisë, grupi ushtarak rus del kundër regjimit: Do rrëzojmë Putinin nga pushteti!

Një shpërthim i fuqishëm u regjistrua mëngjesin e sotëm në rajonin rus, Belgorod. Një akt ky për të cilin autoritetet rajonale akuzuan “sabotatorët”.

Sipas guvernatorit të rajonit, një grup i armatosur hyri në territorin rus dhe pranë distriktit të Graivoron u përball me ushtrinë vendase, ku pati dhe shkëmbim zjarri.

Për rastin ka reaguar edhe Ukraina, ku sipas mediave të huaja dy grupe opozitare ruse të armatosura “Liri për Legjionin Rus” dhe “Trupat vullnetare ruse” ishin përgjegjëse për sulmin.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov deklaroi më pas se presidenti Putin është informuar për ngjarje dhe ka nisur puna për të dëbuar sabotatorët.

Ndërsa, guvernatori Vyacheslav Gladkov, në një deklaratë për mediat tregoi se në operacion u përfshinë ushtria, rojet kufitare, ata presidencialë, ndërkohë që 6 persona u plagosën dhe 3 ndërtesa administrative u dëmtuan.

Sakaq mësohet se në disa fshatra është ndërprerë uji dhe furnizimi me energji.

Grupi i vetëquajtur “Liri për Legjionin Rus”, i drejtuar nga opozitari Ilya Ponomarev i cili është shprehur më herët se po punon nga brenda Rusisë për rrëzimin e Putin, shkroi në rrjetet sociale se qyteti i Kozinka tashmë është çliruar.

Ministrat e vendeve anëtare të NATO-s mblidhen në Poloni, diskutime mbi përforcimin e kufijve pranë Rusisë

Ministrat e mbrojtjes nga 12 vende evropiane, njëherazi dhe pjesëtare të NATO-s janë takuar sot në Poloni për të diskutuar planet mbi rritjen e masave mbrojtëse në krahun lindor të kufijve të aleancës.

“Ne po kërkojmë zgjidhje të përbashkëta për të garantuar sigurinë e territorit tonë,” tha ministri i mbrojtjes i Polonisë, Mariusz Blaszczak.

Zyrtarët po diskutojnë gjithashtu përgatitjet për samitin e NATO-s në Vilnius të Lituanisë në korrik, ku zyrtarët pritet të vlerësojnë perspektivat për anëtarësimin e Ukrainës.

Takimi i sotëm shënon edhe pjesëmarrjen e parë të Finlandës si anëtare e NATO-s, e cila u bashkua me aleancën në prill si një përgjigje e pushtimit të Ukrainës nga Moska.

Sunak kundër armëpushimit mes Kievit dhe Moskës: Taktikë e gabuar, nuk të çon në paqe të përhershme

Kryeministri britanik, Rishi Sunak është shprehur se është kundër armëpushimit mes Rusisë dhe Ukrainës.

Thirrjet për armëpushim në Ukrainë janë absolutisht të gabuara dhe duhet të tërhiqen, tha Sunak.

Komentet Sunak i ka bërë në parlamentin britanik, duke iu përgjigjur deputetit dhe ish-liderit të Partisë Laburiste, Jeremy Corbyn, i cili i bëri presion për një armëpushim.

Kryeministri tha se nuk mund të mos pajtohej më me Corbyn, i cili tani është në radhët e pavarura. Në fakt, sipas Sunak, një pezullim i përkohshëm i luftimeve nuk do të çonte në një “paqe të drejtë dhe të qëndrueshme” në Ukrainë.

Vepër e Putinit? Kritikoi luftën në Ukrainë, ndërron jetë në mënyrë misterioze politikani rus

Një tjetër politikan rus, i cili kritikoi luftën në Ukrainë ka ndërruar jetë në mënyrë misterioze.

Bëhet fjalë për zëvendësministrin rus të Shkencës, Pyotr Kucherenko, pasi kritikoi pushtimin e Ukrainës në biseda private.

46-vjeçari u sëmur ditën e shtunë (fundjavën e kaluar), gjatë kthimit nga Kuba, gjatë kthimit në Rusi, raportuar nga Ministria e Shkencës dhe Arsimit të Lartë në Rusi. Piloti u detyrua të bëjë ulje emergjente në jug të Rusisë, por mjekët nuk mundën ta shpëtonin zyrtarin.

Familja e Kucherenkos e lidhi vdekjen e tij me një sëmundje të zemrës, por refuzoi të jepte detaje në pritje të një ekzaminimi mjeko-ligjor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat