LIVE: Ukraina konfirmoi se përdori raketa Storm Shadow - Luftanija ruse u sulmua nga skafet me dron ukrainas!

Bota

LIVE: Ukraina konfirmoi se përdori raketa Storm Shadow - Luftanija ruse u sulmua nga skafet me dron ukrainas!

Nga: BOTA SOT Më: 24 maj 2023 Në ora: 06:14 Përditësuar në ora: 06:10 më 24.05.2023
Pamje nga shaktërrimi i luftanijes

Bllokoi ndihmën shtesë ushtarake për Ukrainën, Gjermania kritika Hungarisë: Jemi të zhgënjyer!

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka kritikuar Hungarinë për bllokimin e ndihmës shtesë ushtarake për Ukrainën, gjatë një takimi të ministrave të Mbrojtjes të bllokut evropian që u mbajt të martën në Bruksel.

Pritorius tha se ai ishte “i zhgënjyer apo i irrituar nga sjellja e miqve tanë hungarezë” për shkak të bllokimit të ndihmës.

Kjo lëvizje vjen pasi Ukraina përfshiu bankën më të madhe hungareze, OTP, në listën e mbështetësve të pushtimit të Rusisë, duke shkaktuar zemërim në Budapest.

Një zëdhënës i Qeverisë hungareze tha të hënën se Hungaria do të refuzonte miratimin e çdo ndihme të re ushtarake deri kur banka OTP të hiqet nga lista.

Budapesti në veçanti po bllokon rritjen e Fondit Evropian të Paqes, një fond ndërqeveritar që rimburson shtetet e BE-së që ofrojnë ndihmë ushtarake për partnerët e bllokut.

Agjencia kombëtare ukrainase për Parandalimin e Korrupsionit në fillim të majit e vendosi bankën OTP në listën e sponsorëve të luftës, duke argumentuar se prania e kësaj banke në Rusi, edhe pas nisjes së pushtimit, qartësisht ishte mbështetje për këtë luftë që Moska nisi kundër Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar.

Pas takimit, kryediplomati i BE-së, Josep Borrell, tha se shpreson që “çdo pengesë të tejkalohet” në mënyrë që të miratohet ndihma për Ukrainën.

Ai tha se shumica e shteteve anëtare të bllokut janë për rritjen e fondit me 3.5 miliardë euro shtesë.

“Do t’ju zhdukim si minjtë”, kërcënon sërish Rusia: Kievi është afër apokalipsit bërthamor

Presidenti rus Vladimir Putin ka pohuar se vendi i tij po përballet me kohë të vështira.

Gjatë një ceremonie të ndarjes së çmimeve shtetërore në sallën Katerina të Kremlinit, lideri kërkoi nga rusët që të fuqizojnë ndjenjën kombëtare dhe patriotike, teksa foli për konfliktin në Ukrainë.

“Shpesh na thuhet dhe e dëgjojmë se Rusia ka nisur një lloj lufte. Unë u them jo. Rusia me një operacion special ushtarak, po përpiqet ta ndalojë këtë luftë që po zhvillohet kundër nesh, kundër njerëzve tanë, disa prej të cilëve për shkak të padrejtësive historike përfunduan jashtë kufijve të shtetit historik rus, por nuk kanë reshtur së qeni populli ynë. Rusia po bën gjithçka për t’i mbrojtur ata”, tha Putin.

Ndërsa Dmitry Medvedev, numrit dy të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Rusisë tha se bota po i afrohet një apokalipsi bërthamor duke komentuar mundësinë që fuqitë perëndimore të ndihmojnë Ukrainën me avionët e fuqishëm të luftës, F-16. Medvedev komentoi edhe sulmet e raportuara në rajonin rus të Belgorod, duke nënvizuar se “sulmuesit meritojnë të zhduken nga faqja e dheut si minjtë”. Ushtria e Moskës ka njoftuar lidhur me ngjarjen se ka vrarë më shumë se 70 nacionalistë ukrainas.

Holanda do të bëhet vendi i parë që furnizon Ukrainën me avionë luftarakë F-16

Holanda do të bëhet vendi i parë që do të furnizojë Ukrainën me avionë luftarakë F-16, tha Yuriy Sak, këshilltar i Ministrit të Mbrojtjes së Ukrainës.

Sipas tij, Holanda ka 18 F-16 të cilët nuk përdoren: “Ata avionë luftarakë mund të dërgohen në Ukrainë.

Fillimisht ishte planifikuar kalimi i tyre te kompanitë private, por ky proces është shtyrë”.

Sipas informacioneve, zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian nuk kanë përjashtuar që ushtria ukrainase të marrë avionët luftarakë F-16 deri në vjeshtë të këtij viti.

Blaszczak: Polonia gati për të trajnuar 30,000 ushtarakë ukrainas

Varshava është gati të trajnojë deri në 30,000 ushtarakë ukrainas, tha zëvendëskryeministri, ministri i Mbrojtjes Kombëtare i Republikës së Polonisë, Mariusz Blaszczak, gjatë një konference për shtyp në Bruksel pas takimit të ministrave të mbrojtjes të BE-së.

Ne jemi të gatshëm të trajnojmë 30,000 ushtarë, ky proces po shkon shumë mirë”, tha Błaszczak.

Sipas tij, institucionet evropiane vlerësuan pozitivisht perspektivat e trajnimit të ushtrisë ukrainase në Poloni.

Zëvendëskryeministri i Polonisë tha gjithashtu se në Bruksel ka diskutuar me ministrin gjerman të Mbrojtjes Boris Pistorius krijimin e një qendre për riparimin dhe mirëmbajtjen e tankeve të drejtuara në Ukrainë. Sipas tij, në këtë kontekst ka “sfida të caktuara”, por ai është i bindur se ato do të trajtohen me sukses. Błaszczak tha gjithashtu se së shpejti Pistorius do të vizitojë Poloninë, kështu që palët do të kenë mundësinë të diskutojnë detajet e krijimit të qendrës së përmendur.

Blaszczak gjithashtu raportoi se në Bruksel, ai diskutoi çështjen e prodhimit të municioneve në ndërmarrjet polake të mbrojtjes me Komisionerin Evropian për Tregun e Brendshëm, Thierry Breton. Błaszczak vuri në dukje se ekziston një garanci nga Bretoni se “në një periudhë shumë të shkurtër kohore” procesi i prodhimit shtesë të municioneve për Ushtrinë e Ukrainës do të vihet në fuqi, veçanërisht në ndërmarrjen polake Dezamet SA.

Sipas tij, Komisioni Evropian ka fondet e duhura për të investuar në zgjerimin e kapaciteteve prodhuese të ndërmarrjeve mbrojtëse.

Siç është raportuar, në fund të marsit, komisioneri evropian Thierry Breton vizitoi një numër vendesh të BE-së, në veçanti Poloninë, duke studiuar aftësitë e ndërmarrjeve të mbrojtjes për të rritur kapacitetin e prodhimit të municioneve për Ushtrinë e Ukrainës.

Më 20 mars, ministrat e punëve të jashtme dhe të mbrojtjes të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian ranë dakord për një plan për blerjen e përbashkët të municioneve, i cili parashikon furnizimin e Ukrainës me 1 milion fishekë deri në fund të vitit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat