Një anije që ishte e bllokuar në Kanalin e Suezit, është zhvendosur, thotë agjenti i transportit Leth Agencies, raporton BBC.
Rimorkiatorët kishin punuar për të rikthyer anijen, të quajtur Xin Hai Tong 23, tha kompania më herët.
Dy vjet më parë, Kanali i Suezit, një nga rrugët ujore më të ngarkuara në botë, ishte i pakalueshëm për gati një javë pasi një anije gjigante me kontejnerë u bllokua.
“Autoriteti i Kanalit të Suezit ka rikthyer me sukses M/V XIN HAI TONG 23 në orën 07:40”, tha Leth në një postim në Twitter.
Anija, e cila lundron nën flamurin e Hong Kongut, kishte qenë “jo nën komandë” pranë skajit jugor të kanalit, i pozicionuar në një kënd pranë anës lindore të kanalit, sipas gjurmuesit të anijes Marine Traffic.