I dërguari i Kinës në Ukrainë, Li Hui do të takohet me ministrin e Jashtëm rus Sergey Lavrov të premten në Moskë, tha ministria e jashtme ruse, përcjell Bota sot.
“Më 26 maj, zëvendësministri i Jashtëm rus Mikhail Galuzin është planifikuar të takohet me përfaqësuesin special të qeverisë kineze për çështjet e Euroazisë, Li Hui”, thuhet në një deklaratë.
“Në të njëjtën ditë, Li Hui do të pritet nga ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov”.
Li, një ish-ambasador në Moskë, ka qenë në një turne të zgjatur në Ukrainë, Poloni, Francë dhe Gjermani.