Rusia vijon kërcënimet për perëndimit, duke pretenduar se armë të prodhuara në SHBA, janë përdorur nga Ukrainë për të sulmuar zonat ruse.
Zëdhënësi i presidentit rus Vladimir Putin, Dmitry Peskov ka thënë se nuk është "sekret" që pajisjet ushtarake amerikane po përdoren kundër forcave ruse si në Ukrainë ashtu edhe në Rusi.
Deklarata e zëdhënësit të Kremlinit Peskov vjen pasi Pentagoni ka nisur një hetim mbi pretendimet se makina të blinduara amerikane janë përdorur në bastisjen në qytetin rus të Belgorodit, rreth 25 milje nga kufiri me Ukrainën.
Bastisja thuhet se u krye nga një milici pro-ukrainase e përbërë nga qytetarë rusë, por zëdhënësi i Pentagonit, gjeneral brigade Patrick Ryder ka thënë se qeveria amerikane nuk kishte "aprovuar asnjë transferim të pajisjeve nga palët e treta për organizatat paraushtarake".
Gjenerali Ryder shtoi se Kievi gjithashtu nuk kishte "kërkuar" ndonjë transferim të tillë.
"Nuk është sekret që kjo pajisje po përdoret kundër ushtrisë sonë... dhe nuk është sekret për ne që përfshirja direkte dhe indirekte e vendeve perëndimore në këtë konflikt po rritet nga ditë.”- tha Peskov.
Duke mohuar akuzat se sulmi në Belgorod ishte kryer nga forcat speciale ukrainase, këshilltari ukrainas për sigurinë kombëtare Oleksiy Danilov tha për CNN se kryengritësit se luftëtarët "janë rusë, është vendi i tyre dhe ata kanë të drejtë të jenë atje".