Rusia ka akuzuar Japoninë për “spekulime cinike dhe të paskrupullta” lidhur me komentet e Tokios për kërcënimin bërthamor që paraqet Moska, përcjell Bota sot.
Kryesekretari i kabinetit Hirokazu Matsuno dënoi planin e Rusisë për të vendosur armë taktike bërthamore në Bjellorusi, duke thënë se kjo do të ndezë më tej situatën.
“Dëshira për t'ia atribuar Rusisë synimin jo të qartë për të përdorur armë bërthamore në lidhje me ngjarjet në Ukrainë, nuk është gjë tjetër veçse spekulime cinike dhe të paskrupullta,” tha ministria e jashtme.
Ministria gjithashtu u kundërshtua me akuzën e Matsuno për Rusinë si të përfshirë në "shantazh bërthamor".