Rreth 400 ushtarë ukrainas kanë filluar stërvitjen me tanket amerikane M1 Abrams në Gjermani, sipas raporteve.
Grupi i parë i ushtarëve ukrainas filloi stërvitjen e fokusuar në “operimin dhe mirëmbajtjen” e automjeteve, që njihen si tanket më të avancuara për betejë në botë, raportoi New York Times.
Gjysma e grupit filluan trajnimin në Grafenwoehr dhe Hohenfels në Gjermaninë jugore, të cilëve iu mësuan aftësitë dhe si të gjuanin armët e zjarrit.
Gjysma tjetër u mësuan se si të furnizonin me karburant dhe të mirëmbanin tanket.
Rreth 31 tanke do të dërgoheshin në Gjermani për t’u përdorur në programin e trajnimit, që pritet të zgjasë 10 deri në 12 javë.
Vendosja e tankeve Abrams në fushën e betejës pritet t’i japë Ukrainës një avantazh të madh ndaj Rusisë për sa i përket pajisjeve luftarake.