Danimarka do të dërgojë 2.59 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën

Bota

Danimarka do të dërgojë 2.59 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën

Më: 29 maj 2023 Në ora: 19:02
Foto ilustrim

Danimarka planifikon të rrisë shpenzimet e saj për ndihmën ushtarake për Ukrainën me 2.59 miliardë dollarë gjatë këtij viti dhe të ardhshëm.

Ky lajm u bë i ditur nga kryeministrja Mette Frederiksen, pretendente e mundshme për t’u bërë shefja e re e NATO-s.

Danimarka, me një popullsi prej më pak se gjashtë milionë, në mars krijoi një fond prej 1 miliard dollarësh për ndihmën ushtarake, civile dhe të biznesit për Ukrainën në vitin 2023.

Përgjigje për këtë fond dha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili shprehu mirënjohjen për ndihmën që do t’i shërbejë vendit të tij gjatë luftës.

“Ky kontribut i madh do të forcojë më tej aftësitë luftarake të forcave të armatosura të Ukrainës në afat të shkurtër dhe afatmesëm”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat