LIVE: Alarmohet Moska, një dron u rrëzua afër rezidencave të Putinit - Inteligjenca ushtarake e di në kohë reale se ku janë Putin dhe Prigozhin

Bota

LIVE: Alarmohet Moska, një dron u rrëzua afër rezidencave të Putinit - Inteligjenca ushtarake e di në kohë reale se ku janë Putin dhe Prigozhin

Nga: Bota sot Më: 30 maj 2023 Në ora: 07:38 Përditësuar në ora: 07:34 më 30.05.2023
Pamje nga Moska

Rusia për natën e tretë me radhë godet Kievin

Rusia ka shenjestruar kryeqytetin e Ukrainës, Kievin për natën e tretë me radhe duke e goditur me sulme ajrore.

Sipas zyrtarëve, rënia e mbeturinave të raketave shkaktoi flakë në një kullë në kryeqyte.

Ky sulm erdhi pasi mbrojtja ajrore e Ukrainës kapi me shumë se 20 dronë.

Deri më tani raportohet për të paktën një person të vrarë.

Goditen me dron dy banesa banimi në Moskë

Sulmi goditi disa ndërtesa në qytet, duke shkaktuar dëme "të vogla" dhe pa lëndime serioze, me sistemet e mbrojtjes ajrore duke shkatërruar gjithashtu disa dronë në afrimin e tyre drejt kryeqytetit rus, thanë zyrtarët.

Andrei Vorobyov, guvernatori i rajonit të Moskës, tha se disa drone u rrëzuan në afrimin e tyre drejt Moskës.

Nuk ishte menjëherë e qartë se kush i nisi dronët.

Disa nga kanalet ruse të mesazheve Telegram raportuan se katër deri në 10 dronë u qëlluan në periferi të Moskës dhe në rajonin e saj të afërt.

Agjencia ruse e lajmeve RIA raportoi se disa banorë të një ndërtese në rrugën Profsoyuznaya të Moskës në jug të qytetit po evakuoheshin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat