Rusia pretendon se ka shkatërruar luftanijen “e fundit” të Ukrainës

Bota

Rusia pretendon se ka shkatërruar luftanijen “e fundit” të Ukrainës

Më: 31 maj 2023 Në ora: 15:24
Foto ilustrim

Rusia njoftoi sot se kishte shkatërruar anijen sulmuese amfibe Yuri Olefirenko në Odessa, në jug të Ukrainës, për të cilën Moska tha se ishte luftanija “e fundit” e Ukrainës që ende funksiononte.

“Më 29 maj, pas një goditjeje të forcave ajrore ruse me armë të precizionit të lartë në zonën e ngarkimit të anijeve luftarake në portin e Odessa, u shkatërrua luftanija e fundit e marinës ukrainase, “Yuri Olefirenko”. njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.

AFP nuk ishte në gjendje të konfirmonte në mënyrë të pavarur këtë informacion. Për momentin, Marina e Ukrainës nuk e ka komentuar njoftimin.

“Yuri Olefirenko” është një anije e cila njihej më parë si “Kirovograd”. Ajo u riemërua në vitin 2016 për nder të oficerit ukrainas, i cili u vra në 2015 pranë Mariupolit.

Në qershor 2022, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dekoroi ekuipazhin e anijes për heroizmin e tyre në mbrojtjen e vendit. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat