Bombardimet ruse në Ukrainën jugore, humbin jetën dy gra

Bota

Bombardimet ruse në Ukrainën jugore, humbin jetën dy gra

Më: 2 qershor 2023 Në ora: 15:50
Ukrainë

Dy gra janë vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur në një sulm rus në rajonin jugor të Zaporizhzhia të Ukrainës.

Guvernatori i saj, Yuriy Malashko, tha se një grua 44-vjeçare dhe një tjetër 77-vjeçare humbën jetën kur predhat goditën qytetin e Komyshuvakha.

Katër persona të tjerë, gra të moshës 41, 84 dhe 87, dhe një 21-vjeçar, u plagosën/ Ai shtoi se ata u dërguan menjëherë në një institucion mjekësor.

“Armiku do të përgjigjet për çdo jetë ukrainase të marrë dhe fate të prishura”, Malashko.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat