Rusia vazhdon të pësojë humbje të konsiderueshme gjatë luftimeve rreth Bakhmutit në Ukrainën lindore, tha komandanti i Forcave Tokësore të Ukrainës Oleksandr Syrskyi pasi vizitoi trupat në vijën e frontit.
“Armiku vazhdon të pësojë humbje të konsiderueshme në drejtimin Bakhmut,” tha Syrskyi në Telegram. “Forcat e Mbrojtjes të Ukrainës vazhdojnë të luftojnë. Ne do të fitojmë.”
Këto komente erdhën një ditë pasi Yevgeny Prigozhin, udhëheqësi i ëagner, tha se 99% e trupave të tij ishin larguar nga Bakhmuti pasi ia kishin dorëzuar pozicionet e tyre ushtarëve rusë.
Bakhmuti ka qenë vendi i një prej betejave më të përgjakshme midis forcave ruse dhe ukrainase që kur Kremlini filloi pushtimin e tij vitin e kaluar.
Prigozhin pretendoi fitoren dhe kontrollin e qytetit muajin e kaluar, megjithëse Ukraina thotë se vazhdon të ketë një pikëmbështetje në skajin jugperëndimor të qytetit.