Shkatërrimi i digës në Kakhovka nuk do të ndikojë në përpjekjet e Ukrainës për të rimarrë territorin e saj, sipas presidentit Volodymyr Zelensky.
“Përfundimi kryesor është se shpërthimi ishte i qëllimshëm, por armiku veproi në mënyrë kaotike duke lejuar që pajisjet e tij të përmbyten.
Në të njëjtën kohë, plasja e digës nuk do të ketë efekt në aftësinë e Ukrainës për të rimarrë territorin e saj”, tha Zelensky, shkruan Skynews.
Ndërkaq Rusia ka akuzuar Ukrainën për granatimin e digës – megjithëse ekspertët thonë se kjo nuk do të kishte gjasa.