Dy fshatra ruse në rajonin e Kurskut kanë mbetur pa energji pasi "dy mjete shpërthyese u hodhën" në një nënstacion elektrik nga forcat ukrainase, tha guvernatori i rajonit, përcjell Bota sot.
Roman Starovoit tha se Popovo-Lezhachi dhe Tetkino kishin pësuar një ndërprerje të energjisë elektrike si rezultat i sulmit.
Ai shtoi se një person kishte mbetur me "plagë nga prerjet" pasi punoi për rivendosjen e energjisë elektrike.
Ai ndodhet në spitalin qendror të rrethit dhe mjekët po i japin të gjitha mjekimet e nevojshme”, ka shkruar ai në Telegram.
Kursku është një nga rajonet që Rusia ka pretenduar se është vënë nën zjarr nga forcat ukrainase.
Kievi ka mohuar më parë kryerjen e sulmeve përtej kufirit.
Raportimet për zjarre, shpërthime dhe akte të tjera sabotimi brenda Rusisë dhe territoreve ukrainase të pushtuara nga Moska janë bërë më të shpeshta muajt e fundit.