Fakti që grupet rebele ruse kanë filluar të bëjnë zhurmë në qytetin kufitar rus, Belgorod, i ka dhënë luftës një dimension të ri.
Përveç kësaj, është e turpshme për Rusinë, nëse grupi rebel "Legjioni për Liri për Rusinë" (LSR) e vazhdojnë rrugën e tyre që të e luftojnë regjimin e Moskës!
Aleksej Baranovskyj, përfaqësues i krahut politik të LSR-së, në një intervistë për Newsweek thotë se po ia dalin mbanë në zonat kufitare, por se kjo është vetëm një pjesë e vogël e planit të tyre.
Plani minimal është krijimi i një zone të çmilitarizuar në kufijtë e Ukrainës, në mënyrë që "putinistët" (ushtarët rusë, journ.am.) të mos mund të gjuajnë me armë tokësore në territorin e Ukrainës nga këtu, thotë Baranovskyj për Newsweek.
Por plani kryesor është sigurisht një marshim i shpejtë drejt Moskës, shton ai.
Sipas Baranovskyj, do të jetë e mundur "kur forcat ukrainase të çlirojnë Krimenë". Atëherë do të fillojë paraliza në sistemin e qeverisjes në Rusi dhe pushteti i Presidentit Vladimir Putin do të fillojë të lëkundet.
Në atë moment do të jetë e nevojshme të godasim në zemër të regjimit diktatorial, thotë ai.