Traktatet luftohen shumë dhe shpesh duhen vite për t'u negociuar.
Ato janë krijuar për të ruajtur paqen dhe për të parandaluar që vendet rivale të shkojnë në luftë.
Traktati mbi Forcat e Armatosura Konvencionale në Evropë, i nënshkruar në vitin 1990 – kah fundi i Luftës së Ftohtë – nga Shtetet e Bashkuara, anëtarët e tjerë të NATO-s, ish-Bashkimi Sovjetik dhe aleatët e tij të Evropës Qendrore dhe Lindore, u arrit për të parandaluar ngritjen ushtarake në kufijtë midis blloqeve, përcjell Bota sot.
Por vitet e fundit, zgjerimi i NATO-s drejt lindjes dhe interesat e sigurisë së Rusisë e kanë lënë atë marrëveshje të pakuptimtë.