Zelensky vendos sanksione ndaj 178 shtetasve rusë

Bota

Zelensky vendos sanksione ndaj 178 shtetasve rusë

Më: 11 qershor 2023 Në ora: 15:02
Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nënshkroi sot një dekret për vendosjen e sanksioneve ndaj 178 shtetasve të tjerë rusë.

Agjencia UNIAN raporton se në mesin e të sanksionuarve do të ishte edhe kreu i Gjykatës Kushtetuese Valery Zorkin, si dhe gjyqtarë të tjerë aktualë.

Kufizimet do të zgjasin për pesë vjet dhe përfshijnë: ngrirjen e aseteve, kufizimin e operacioneve tregtare, dhënien me qira të pronës shtetërore, refuzimin e lirimit dhe anulimin e vizave, si dhe hyrjen në Ukrainë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat