Forcat ruse dhe ukrainase raportuan përleshje intensive përgjatë kufijve të rajoneve Donetsk dhe Zaporizhzhia — në lindje dhe juglindje të Ukrainës -ku ushtria e Kievit ka rimarrë një varg fshatrash si pjesë e një kundërofensive të shumëpritur.
Pjesa më e madhe e luftimeve janë në jug dhe në jugperëndim të qytetit të Velyka Novosilka, ku trupat ukrainase po përpiqen të avancojnë përgjatë lumit të ngushtë Mokri Yaly, sipas llogarive të shumta. Ukraina kapi disa fshatra të vegjël përgjatë lumit të shtunën.
Një bloger i njohur ushtarak rus, Alexander Kots, tha se ukrainasit po përparonin përgjatë lumit. Ai nuk është një zyrtar rus, por shpesh është i përfshirë në njësitë ruse.
“Ata lëvizin përgjatë të dy brigjeve …. Në disa zona [armiku] ishte në gjendje të fitonte një bazë në lartësitë [mbi lumë]. Dhe do të vazhdojë me më shumë burime, duke na detyruar të transferojmë rezerva nga një zonë tjetër “, tha Kots në Telegram.
Kushtet e motit duke përfshirë mjegullën dhe shiun po pengonin operacionet, duke siguruar mbulim për logjistikën, por gjithashtu duke parandaluar fluturimin e avionëve dhe dronëve, shtoi ai.
Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Maliar tha se përparimet e Kievit në zonë arrijnë në mes pesë dhe dhjetë kilometra, shkruan CNN.
Forcat ruse po përpiqen të zmbrapsin përparimin e Ukrainës me kundërsulme, sipas kanalit jozyrtar rus Telegram, Operatsiya Z.
Kanali tha të hënën se forcat ukrainase po përpiqeshin të merrnin terren më të lartë për të “krijuar kushte për avancim” dhe vlerësoi se qëllimi i tyre ishte të përparonin drejt qendrës së pushtuar nga Rusia.
Një tjetër kanal jozyrtar rus Telegram, Rybar, tha se beteja të ashpra po zhvilloheshin pas marrjes nga ukrainasit të fshatrave Neskuchne dhe Blahodatne “pas tërheqjes së planifikuar të luftëtarëve rusë nga atje”.
Ministria ruse e Mbrojtjes nuk ka komentuar për luftimet në zonë.