Në Ekuador dhe jo vetëm, komentet mbi “ringjalljen” e Bella Montoya, 76 vjeçare, nuk kanë të ndalur.
E moshuara u deklarua e vdekur në pasditen e së premtes, pasi fillimisht ishte hospitalizuar në orën 9 të mëngjesit (sipas kohës lokale) në spitalin Martin Icaza de Babayoho.Gilber Rodolfo Balberán Montoya, djali i Bella-s, siguron se Zoti i dha asaj një shans të dytë.
“E dërgova atë në spital rreth orës 9 të mëngjesit, dhe pasdite një doktor më tha se nëna ime kishte vdekur”, deklaroi Balberán.
Ai tutje shtoi se nëna e tij ishte brenda arkivolit nga ora 14 deri pas orës 18, atëherë kur familjarët e Bella vunë re se ajo kishte shenja jete në momentin që ata e hapën arkivolin për t’ia ndërruar rrobat.