Mesazh për kreun e Wagnerit – Mercenarët e Kadyrovit nënshkruajnë kontratë me Rusinë

Bota

Mesazh për kreun e Wagnerit – Mercenarët e Kadyrovit nënshkruajnë kontratë me Rusinë

Më: 12 qershor 2023 Në ora: 21:35
Wagneri

Luftëtarët e detashmentit Akhmat, i cili është nën komandën e Ramzan Kadyrov, nënshkruan një kontratë me Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë pas nxjerrjes së një dekreti nga ministri Sergey Shoigu.

Në videon e publikuar nga Ministria e Mbrojtjes, dokumenti nënshkruhet nga drejtori i Akademisë së Forcave Speciale Ruse, Adam Dashayev dhe zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse, gjenerallejtënant Alexei Kim.

Sipas dekretit të Shoigut, të gjithë luftëtarët e “formacioneve vullnetare” duhet të nënshkruajnë një kontratë me departamentin ushtarak që përcakton aktivitetet e tyre në zonën e “operacioneve speciale ushtarake” deri më 1 korrik. Çeta e Akhmatit ishte e para që e bëri këtë.

“Shpresoj që në të ardhmen, duke parë përvojën tonë të parë, edhe njësi të tjera vullnetare do të nënshkruajnë kontrata të tilla”, tha zëvendës shefi i shtabit, Kim pas nënshkrimit të dokumentit.

Ndryshe, kreu i grupit mercenarë rus, “Wagner”, Yevgeny Prigozhin refuzoi t’i bindej dekretit të Shoigut.

“PMC Wagner nuk do të nënshkruajë asnjë kontratë me Shoigun. Fakti që ai shkruan dekrete apo urdhra vlen ekskluzivisht për Ministrinë e Mbrojtjes dhe ato brenda Ministrisë së Mbrojtjes”, tha Prigozhin.

Përveç konfliktit me Shoigun, kreu i Wagnerit po mundohet ta largojë prej skenës edhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ruse, Valery Gerasimov. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat