Një martesë “përrallore” në Australi përfundoi në një tragjedi të tmerrshme, kur u përmbys autobusi që transportonte mysafirët, duke lënë të vdekur së paku dhjetë persona ndërsa janë lënduar 25 të tjerë.
Shoferi 58-vjeçar ishte duke i dërguar në hotel 53 dasmorë kur u përplas në një rrethrrotullim në Wine Country Drive në qytetin Greta, raporton nypost.
Shoferi u arrestua në vendngjarje dhe pritet të dal para drejtësisë australiane, tha ndihmëskomisioneri i policisë së Uellsit të Ri Jugor, Tracy Chapman, pa specifikuar se akuzat.
Ajo nuk tha nëse shpejtësia ishte një faktor në rrugën me mjegull, por u tha gazetarëve se “ka informacion të mjaftueshëm… që ne të vërtetojmë se do të ketë akuza”.
Të plagosurit janë dërguar në spital me helikopterë dhe me mjete të urgjencës.
Kryeministri australian, Anthony Albanese ofroi mbështetjen e qeverisë për viktimat dhe të dashurit e tyre.
Përplasja vdekjeprurëse ndodhi në Luginën Hunter të Australisë, një rajon i njohur për vreshtat e bukura dhe i popullarizuar për dasma.