Sulm me raketa Kryvyi Rih, tre të vrarë dhe 25 të plagosur
Si rezultat i një sulmi me raketa gjatë natës që goditi një ndërtesë banimi në Kryvyi Rih, një qytet industrial në rajonin Dnipropetrovsk të Ukrainës, një numër i banorëve lokalë janë vrarë, tha administrata ushtarake rajonale, Serhiy Lysak.
“Sulm ndaj Kryvyi Rih. Tre raketa lundrimi u rrëzuan nga PvK “Skhid”.
Objektet civile janë dëmtuar. Sipas raporteve paraprake, tre nga banorët e një blloku apartamentesh pesë-katëshe u vranë dhe 25 persona u plagosën, 19 prej të cilëve tani janë në spital”, thuhet në përditësim.
Tre viktima raportohen në një ndërmarrje private. Të gjithë u shtruan në spital. Me gjasë ka njerëz që kanë mbetur nën rrënojat e magazinës së shkatërruar. Ekipet e shpëtimit po punojnë për gjetjen e tyre. Gjashtë makina janë dëmtuar.
Putin: Rusia po mendon tërheqjen nga marrëveshja e grurit në Detin e Zi
Presidenti rus, Vladimir Putin tha të martën se Rusia po mendon të tërhiqet nga marrëveshja e grurit të Detit të Zi, duke vënë në dukje se mori pjesë në marrëveshjen për të ruajtur marrëdhëniet me vendet “miqësore”.
“Tani po mendojmë të dalim nga kjo e ashtuquajtur marrëveshje e grurit. Për më tepër, këto korridore nëpër të cilat shkojnë anijet përdoren vazhdimisht për të nisur dronët detarë”, deklaroi Putin gjatë një takimi televiziv me gazetarët pro-Kremlinit, shkruan CNN.
Putin u shpreh se Rusia hyri në marrëveshjen e grurit të Detit të Zi për të ndihmuar vendet “miqësore” në Afrikë dhe Amerikën Latine dhe për të mbajtur marrëdhënie të mira.
“Ne nuk po e bëjmë këtë për Ukrainën, po e bëjmë këtë për vendet tona mike në Afrikë dhe Amerikën Latine. Sepse gruri duhet të shkojë së pari në vendet më të varfra në botë”, theksoi ai.