Udhëheqësja e opozitës bjelloruse, Sviatlana Tsikhanouskaya, po i bën thirrje komunitetit global që të “reagojë fuqishëm” ndaj vendosjes së armëve taktike bërthamore nga Rusia në vendin e saj, raporton CNN.
Ajo tha se deklarata e presidentit bjellorus, Aleksandër Lukashenko, që njoftoi se vendosja ka filluar, “krijon një kërcënim serioz për sigurinë rajonale dhe na vendos në një rrugë të rrezikshme për përshkallëzimin bërthamor”.
“Bota duhet t’i tregojë Lukashenkos dhe Putinit se nuk do t’i dorëzohet shantazhit bërthamor”, shtoi Tsikhanouskaya.