Raketat ruse të lundrimit goditën dy komplekse industriale në qytetin qendror të Kryvyi Rih gjatë natës, sipas Serhiy Lysak, guvernatori i rajonit.
Lysak tha se goditjet shkaktuan dëme të konsiderueshme, duke përfshirë tubacionet e prishura të gazit, përcjell.
Zjarret shpërthyen në ndërmarrje, të cilat ekipet e shpëtimit i kanë shuar tashmë.”
Një 38-vjeçar u plagos nga sulmi dhe është dërguar në spital.
Zyrtarët ushtarakë thanë se katër raketa lundrimi u lëshuan nga Rusia gjatë natës. Njëra prej raketave u shkatërrua nga mbrojtja ajrore, pjesa tjetër goditi objektet industriale në rajonin e Dnepropetrovsk, ku ndodhet Kryvyi Rih.
Është hera e dytë që Kryvyi Rih – qyteti i lindjes së presidentit Volodymyr Zelenskiy – është shënjestruar nga sulmet ajrore ruse këtë javë.
Të martën në mëngjes, të paktën 12 persona u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën pasi një raketë goditi një bllok apartamentesh dhe një magazinë ushqimore në qytet.