Shumë agjenci federale në ShBA kanë rënë viktimë e një sulmi kibernetik, konfirmoi të enjten Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës atje.
Sulmi synoi softuerin e zakonshëm të transferimit të skedarëve MOVEit, i cili është në pronësi të Progress-it me bazë në Massachusetts, dikur ipswitch.
Kompania kishte një etiketë në krye të faqes së saj të internetit të enjten pasdite, duke paralajmëruar për cenueshmërinë e cloud-it.
Agjencia “po ofron mbështetje për disa agjenci federale që kanë përjetuar ndërhyrje, të cilat kanë ndikuar në aplikacionet e tyre MOVEit”, tha ndihmësdrejtori Eric Goldstein për CNN, transmeton Klan Kosova.
“Ne po punojmë urgjentisht për të kuptuar ndikimet dhe për të siguruar riparimin në kohë”, shtoi ai.
Metoda e synimit të softuerit për ndarjen e skedarëve është shpesh e njëjta që përdoret nga grupi rus i hakerëve, Clop, i cili ka kryer një sërë sulmesh kibernetike të fundit.
Këto sulme kishin në shënjestër British Airways, Aer Lingus dhe Shell, mes kompanive të tjera të mëdha.