Ngarkesa e parë me armë bërthamore ruse ‘në duart e diktatorit bjellorus’, Putin: Më shumë dërgesa deri në fund të verës

Bota

Ngarkesa e parë me armë bërthamore ruse ‘në duart e diktatorit bjellorus’, Putin: Më shumë dërgesa deri në fund të verës

Më: 16 qershor 2023 Në ora: 18:29
Vladimir Putin

Presidenti Vladimir Putin tha se Rusia ka dorëzuar armët e saj të para taktike bërthamore në Bjellorusi, tre muaj pasi shpalli planin që kërcënon të rrisë tensionet me SHBA-në dhe aleatët e saj për luftën në Ukrainë.

Ngarkesat e para bërthamore u dorëzuan në territorin e Bjellorusisë. Por vetëm e para”, tha Putin në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg të premten.

Duke paralajmëruar se nuk ka përfunduar këtu.

“Kjo është pjesa e parë.  Por deri në fund të verës, deri në fund të vitit do ta përfundojmë këtë punë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat