Rusët sulmojnë një veturë me civilë, katër të vdekur në Kharkiv

Bota

Rusët sulmojnë një veturë me civilë, katër të vdekur në Kharkiv

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 14:41
Foto nga vendi i ngjarjes

Katër persona kanë vdekur pas një sulmi me raketa ruse në një fshat në rajonin e Kharkivit në veri-lindje të vendit, ka thënë guvernatori rajonal, Oleh Synehubov.

Ky i fundit shkroi në rrjetet sociale se forcat ruse bombarduan fshatin Huryiv Kozachok.

Një raketë e drejtuar kundër tankeve goditi një veturë që lëvizte drejt fshatit, i cili është afër kufirit me Rusinë.

“Katër civilë që ishin në veturë vdiqën në vendin e ngjarjes”, shtoi ai, raporton theguardian.

Ndërkohë, granatimet ruse në Kherson kanë plagosur 23 persona, duke përfshirë tre fëmijë.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar viktima të shumta dhe dëme materiale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat