Presidenti i Afrikës së Jugut ia thotë në sy Putinit: Lufta duhet të përfundojë

Bota

Presidenti i Afrikës së Jugut ia thotë në sy Putinit: Lufta duhet të përfundojë

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 23:03
Foto ilustrim

Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa i ka thënë presidentit rus Vladimir Putin se lufta në Ukrainë duhet të përfundojë.

Reklama

Komentet e Ramaphosa-s, erdhën pasi takoi Putinin në Shën Petersburg të Rusisë të shtunën, si pjesë e një misioni paqeje me gjashtë vende të tjera afrikane.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i tha delegacionit të premten se ai nuk do të hynte në bisedime me Rusinë derisa trupat ruse janë prezente në tokën ukrainase.

Putini filloi pushtimin e Ukrainës dhe fajësoi këtë të fundit për refuzimin e bisedimeve.

Në takimin në Shën Petersburg, Ramaphosa gjithashtu bëri thirrje që të dyja palët të kthejnë të burgosurit e tyre të luftës dhe tha se fëmijët që u çuan në Rusi duhet të kthehen në shtëpi.

Putin është akuzuar për krime lufte nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për largimin me forcë të qindra fëmijëve ukrainas nga familjet e tyre gjatë pushtimit rus të Ukrainës.

Derisa delegacioni afrikan bëri thirrje për kthimin e fëmijëve në familjet e tyre, Putin ndërpreu fjalimin e tyre dhe pretendoi se Rusia po i mbronte ata.

“Fëmijët janë të shenjtë. Ne i larguam nga zona e konfliktit, duke i shpëtuar jetën dhe shëndetin”, tha ai. OKB tha se ata kanë prova të transferimit të paligjshëm të qindra fëmijëve ukrainas në Rusi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat