Vladimir Putin ka takuar një delegacion të liderëve afrikanë që synojnë të ndërmjetësojnë negociatat e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës.
Udhëheqësit rus iu tha se ishte koha për të negociuar dhe për t’i dhënë fund luftimeve, për të cilat delegacioni tha se po dëmtonin të gjithë botën.
Megjithatë Putin këmbënguli se teksa Rusia është e gatshme të marrë në konsideratë çdo propozim të delegacionit, është Ukraina ajo që refuzon të flasë.
Sipas tij Rusia nuk ka refuzuar kurrë të marrë pjesë në bisedime për të mbyllur konfliktin, duke fajësuar kështu Kievin për situatën.