Raketa dhe bomba mbi Ukrainë, 6 të vrarë nga vala e sulmeve ruse

Bota

Raketa dhe bomba mbi Ukrainë, 6 të vrarë nga vala e sulmeve ruse

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 17:51
Foto ilustrim

Sulmet me raketa dhe bomba të hedhura vranë të paktën 6 persona në 24 orët e fundit në Ukrainë, në një kohë kur ushtria vendase raportoi avancime të kufizuara në kundërofensivën e saj, që ka si qëllim rimarrjen e territorit të pushtuar nga Rusia.

Katër nga viktimat mbetën të vrarë kur një raketë ruse anti-tank goditi një makinë civile në rajonin e Kharkivit.

Ndërsa në rajonin jugor të Khersonit, 2 persona mbetën të vrarë dhe 25 të tjerë të plagosur si pasojë e bombardimeve.

Qyteti i Khersonit u godit nga 44 bomba ruse, të cilat vunë në shënjestër zona të banuara, përfshirë shkolla, institucione administrative dhe një qendër tregtare.

Nga ana e tyre, forcat ukrainase shkatërruan një depo të madhe municionesh në afërsi të qytetit të pushtuar Heniçesk, në jug të Khersonit.

Ndërkohë, bilanci i vdekjeve si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga shkatërrimi i digës në Kakovka është rritur në 16 në territoret e kontrolluara nga Rusia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat