Një njësit ukrainas, që lufton afër Bahmutit, e ka krijuar një pajisje luftarake të improvizuar, të cilën e quan “makinë të ankthit”.
Ushtarët e Brigadës së 56-të të Ukrainës, i kanë shtuar edhe katër tuba sulmuese në automjetin ushtarak, ashtu që të mund të lëshohen raketa 122-milimetërshe.
Ata janë duke e përdorur këtë automjet për t’i bombarduar forcat ruse në rajonin e Donjeckut.