E dërguara e SHBA-së në OKB ka fajësuar Rusinë për rritjen “rekord” të numrit të refugjatëve për shkak të luftës së saj në Ukrainë, prëcjell Bota sot.
“Lufta e pajustifikueshme e Presidentit Putin në Ukrainë është kryesisht përgjegjëse për rritjen rekord të numrit të refugjatëve”, tha Linda Thomas Greenfield në një deklaratë për Ditën Botërore të Refugjatëve.
“Shkatërrimi i digës Kakhovka dy javë më parë në rajonin Kherson të Ukrainës ka vënë në nevojë urgjente shumë më tepër.”
Ndërsa luftimet në Sudan vazhdojnë të shkaktojnë lëvizje masive të njerëzve, bota po përballet me një krizë globale të zhvendosjes "të pashembullt" pasi lufta, konflikti, fatkeqësitë dhe paqëndrueshmëria politike po detyrojnë një numër rekord njerëzish të largohen nga shtëpitë e tyre, tha ajo.