Dronët kamikaz janë bërë një prej armëve më efektive në luftën në Ukrainë, ato po i përdorin të dyja palët për të kryer sulme të ndryshme.
Madje operatorët e tyre po konsiderohen si lojtarët kyç dhe më të kërkuarit, për faktin se operojnë me fluturaket që po shkaktojnë mjaft dëme materiale dhe në njerëz.
Një aksion ushtarak i ukrainasve, shfaq momentin kur droni i tyre detekton kolonën e ushtarëve rusë që po tentonin të fshiheshin në pyll.
Megjithatë kur e kuptojnë se janë detektuar, fillojnë të vrapojnë për t’i shpëtuar më të keqes, por pa ndonjë sukses.
Ata krejt në fund u goditën nga droni kamikaz i mbushur me eksploziv, që hodhi në erë të gjithë ushtarët e Vladimir Putinit.