Sytë e botës janë kthyer nga një operacion shpëtimi që po kërkon për shenja nga nëndetësja Titan, e cila prej ditësh tashmë ka dalë nga radarët.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se oksigjeni në mjetin lundrues mund të jetë tashmë drejt mbarimit, por a ishte kjo një tragjedi e paralajmëruar.
CNN raporton se dy ish-punonjës të OceanGate, secili më vetë, kanë shprehur shqetësimin e tyre rreth sigurisë së nëndetëses Titan kur ata punonin për kompaninë disa vitë më parë.
Një deklaratë e bërë nga laboratori kërkimor tregoi përplasje të informacionit rreth mënyrës sesi është ndërtuar, testimit dhe zhvillimit të nëndetëses.