Reporterit të “Wall Street Journal” i është vazhduar paraburgimi në Rusi deri në fund të muajit gusht nën akuzat për spiunazh.
Në gjykatë ka shkuar edhe ambasadorja amerikane në Moskë, Lynn Tracy, mirëpo asaj nuk i është lejuar hyrja në seancën për gazetarin, Evan Gershkovich.
Ai ishte arrestuar në fund të muajit mars teksa po hulumtonte për një shkrim.
Gershkoviq dhe asistenti i tij kanë mohuar se janë spiunë amerikanë në Rusi.