Një grua nga Qipro dhe familja e saj është alarmuar kur mjekët e diagnostikuan me kancer metastatik me jetëgjatësi prej gjashtë muajsh.
Sipas gazetës “Fileleftheros”, rezultati i gabuar i biopsisë i është dhënë gruas gjashtë muaj më parë. Më pas iu nënshtrua një raundi kimioterapie.
Por pas rishikimit të kampionit të biopsisë, u zbulua se i përkiste një pacienti tjetër.Në të njëjtën kohë, një tjetër pacient me kancer mund të mos ketë marrë trajtimin e specializuar që i nevojitet, pasi rezultati i biopsisë së tij doli i pastër.
Gruaja, përmes avokatit të saj, i dërgoi një letër drejtuesve të Spitalit të Përgjithshëm të Nikosias dhe Qendrës Onkologjike të Bankës së Qipros, duke u bërë thirrje autoriteteve të japin përgjigje për pyetjet e shumta të ngritura.