Nisin hetimet në vendin ku u gjetën pjesët e nëndetëses Titan që i mori jetën pesë personave, pas thirrjes së familjarëve të viktimave.
Lajmi është konfirmuar nga Bordi i Sigurisë së Transportit të Kanadasë (TSB).
Misioni është marrë përsipër nga Odysseus 6, i cili zbuloi fillimisht “mbeturinat” nga nëndetësja.
Zëdhënësi i Osysseus 6, Jeff Mahoney është shprehur për mediat e huaja se çdo përpjekje për të rikuperuar ndonjë gjë nga ‘mbeturinat’ do të përfshinte një operacion të madh.
Pasi pjesët e mbetura në fund të oqeanit do të ishin shumë të rënda që automjeti t’i nxirrte i vetëm në sipërfaqe.